Sahihu i Buhariut — Hadithi 690
52. Nënkapitulli: Kur bie në sexhde ai që falet me imamin?
Enesi ka thënë: "Kur imami të bjerë në sexhde, bini edhe ju."
690. Nga: Bera ibn Azibi
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Sufjani, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Jezidi se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - i cili është njeri që nuk gënjen, - tregon: “Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ thoshte: “Semiallahu limen hamideh”, askush nuk përkulej, derisa Pejgamberi ﷺ binte në sexhde, më pas edhe ne binim në sexhde.
Ebu Nuajmi na ka treguar nga Sufjani, e ky nga Ebu Is'ahku, ngjashëm me këtë.