Sahihu i Buhariut — Hadithi 6905

25. Nënkapitulli: Fëmija në barkun e gruas

6905. Nga: Mugire ibn Shuëbe

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga babai i tij se Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se si Omeri u konsultua me ata në lidhje me gruan që e lind foshnjën të vdekur (si pasojë e goditjes). Mugire i tha se Pejgamberi ﷺ ka gjykuar që shpagimi për këtë të jetë sa vlera e një robi a robëreshe të re në moshë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 6905

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?