Sahihu i Buhariut — Hadithi 693

54. Nënkapitulli: Nëse robi ose i çrobëruari u prin njerëzve në namaz

Aishes i printe në namaz shërbëtori i saj, Dhekvani, duke lexuar në mus’haf. Në namaz mund të prijë edhe fëmija jashtëmartesor, beduini dhe fëmija që ende nuk e ka arritur moshën madhore (bylykun), argumentuar me hadithin e Pejgamberit ﷺ: “U prin (njerëzve në namaz) personi që më së miri e di Librin e Allahut.” Shërbëtorit nuk guxon t'i pengohet namazi me xhemat pa ndonjë arsye (të pranueshme fetare).

693. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Ebu Tejahu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Jini të dëgjueshëm dhe binduni (ndaj prijësit), edhe nëse mbi ju është vënë në pushtet një etiopas, koka e të cilit duket sikurse stafidhe.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 693

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?