Sahihu i Buhariut — Hadithi 695
56. Nënkapitulli: Imami i zhytur në fitne dhe ai bidatçi
Haseni ka thënë: "Ti falu, sepse mëkati i bidatit (që e vepron imami) bie mbi imamin."
695. Nga: Othman ibn Afani
Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Jusufi, e këtij i ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani se Ubejdullah ibn Adij ibn Hijari tregon se shkoi tek Othman ibn Afani (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në kohën kur e kishin rrethuar shtëpinë e tij, dhe i tha: “Ti je imam i njerëzve, por të ka goditur kjo sprovë, ndërsa namazin po na e fal një imam që shkakton përçarje, gjë që po na bezdis.” Othmani tha: “Namazi është gjëja më e mirë që e veprojnë njerëzit, andaj, kur ata bëjnë mirë, edhe ti bëj mirë me ta, e, kur ata bëjnë keq, distancohu prej veprimeve të tyre.”
Zubejdiu tregon: “Zuhriu ka thënë: “Nuk e konsiderojmë të pranueshme faljen pas mashkullit që u ngjason femrave (qëllimisht), përveç në rastet kur s'kemi nga ia mbajmë (në rast frike prej tij, nëse ka pushtet).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 695
Fjalë të panjohura?