Sahihu i Buhariut — Hadithi 696
56. Nënkapitulli: Imami i zhytur në fitne dhe ai bidatçi
Haseni ka thënë: "Ti falu, sepse mëkati i bidatit (që e vepron imami) bie mbi imamin."
696. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Muhamed ibn Ebani na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e ky nga Shuëbe, e ky nga Ebu Tejahu se Enes ibn Maliku transmeton se Pejgamberi ﷺ i ka thënë Ebu Dherrit: “Ji i dëgjueshëm dhe bindu (ndaj prijësit), edhe nëse është etiopas, koka e të cilit duket sikurse stafidhe.”