Sahihu i Buhariut — Hadithi 697

57. Nënkapitulli: Nëse janë vetëm dy persona, atëherë i dyti (xhematliu) qëndron në të djathë të imamit, paralel me të

697. Nga: Abdullah ibn Abasi

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Hakemi, e ky e ka dëgjuar Seid ibn Xhubejrin se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, bujta te tezja ime, Mejmunia. Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ e fali jacinë, erdhi në shtëpi, i fali katër rekate dhe fjeti. Më vonë, u ngrit për t'u falur dhe iu bashkëngjita (në namaz) e u pozicionova në të majtë të tij. Ai më zhvendosi në të djathtë dhe i fali pesë rekate, pastaj edhe dy rekate të tjera. Sërish ra në gjumë, saqë ia dëgjova gërhitjen dhe pastaj doli për namaz (të sabahut).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 697

Hadithe të ngjashme: Shiko (18)

Fjalë të panjohura?