Sahihu i Buhariut — Hadithi 699

59. Nënkapitulli: Nëse imami nuk e bën nijetin t’i prijë tjetërkujt, ndërkohë i vete dikush (e i bashkëngjitet në namaz), ky i prin

699. Nga: Abdullah ibn Abasi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Ibrahimi, e ky nga Ejubi, e ky nga Abdullah ibn Seid ibn Xhubejri, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Bujta te tezja ime, Mejmunia. Gjatë natës, Pejgamberi ﷺ u ngrit për t'u falur e unë iu bashkëngjita në namaz. U pozicionova në të majtë të tij, por ai më kapi për koke dhe më zhvendosi djathtas.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 699

Hadithe të ngjashme: Shiko (18)

Fjalë të panjohura?