Sahihu i Buhariut — Hadithi 703
62. Nënkapitulli: Nëse falet vetëm, le ta zgjasë sa të dojë
703. Nga: Ebu Hurejra
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur dikush u prin njerëzve në namaz, të mos ua zgjasë, sepse në mesin e tyre mund të ketë të dobët, të sëmurë ose të thyer në moshë. E, kur të faleni vetëm, zgjateni sa të doni.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 703
Fjalë të panjohura?