Sahihu i Buhariut — Hadithi 708

65. Nënkapitulli: Përshpejtimi i namazit në rast të të qarit të fëmijës

708. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejman ibn Hilali, e këtij i ka treguar Sherik ibn Abdullahu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Nuk jam falur kurrë pas ndonjë imami e që ta kryente namazin më lehtë e më komplet sesa Pejgamberi ﷺ: kur dëgjonte të qarët e fëmijës, e përshpejtonte namazin, nga frika mos ia vështirësonte (namazin) nënës së tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 708

Fjalë të panjohura?