Sahihu i Buhariut — Hadithi 711
66. Nënkapitulli: Nëse dikush falet me xhemat, pastaj u prin të tjerëve në namaz
711. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Sulejman ibn Harbi dhe Ebu Numani na kanë thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Amër ibn Dinari se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Muadhi falej së bashku me Pejgamberin ﷺ, më pas kthehej dhe u printe fisit të vet në namaz.