Sahihu i Buhariut — Hadithi 7134

27. Nënkapitulli: Dexhalli nuk hyn në Medinë

7134. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Jahja ibn Musai më ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Haruni, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dexhalli do të vijë në Medinë, ku do të hasë melekët duke e ruajtur, andaj nuk do të mund t'i afrohet; e as murtaja, me lejen e Allahut (nuk hyn në të).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7134

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?