Sahihu i Buhariut — Hadithi 7140

2. Nënkapitulli: Prijësit do të vazhdojnë të jenë nga radhët e kurejshëve

7140. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Asim ibn Muhamedi, e ky e ka dëgjuar babanë e tij se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kjo çështje (hilafeti) do të vazhdojë të mbetet ndër kurejshë për sa kohë që ata janë dy e më shumë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7140

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?