Sahihu i Buhariut — Hadithi 7149

7. Nënkapitulli: Çfarë urrehet nga dëshira për të qenë në pushtet?

7149. Nga: Ebu Musa Eshariu

Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejdi, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë dhe dy pjesëtarë të fisit tim shkuam te Pejgamberi ﷺ, e në atë rast njëri prej tyre tha: “O i Dërguari i Allahut, na jep ndonjë post udhëheqjeje!” Ashtu tha edhe tjetri pas tij. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Këtë nuk ia japim dot atij që e kërkon e as atij që lakmon në të.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7149

Hadithe të ngjashme: Shiko (13)

Fjalë të panjohura?