Sahihu i Buhariut — Hadithi 717
71. Nënkapitulli: Drejtimi i safave gjatë thirrjes së ikametit dhe pas tij
717. Nga: Numan ibn Beshiri
Ebu Velid Hisham ibn Abdulmeliku na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Murra, e ky e ka dëgjuar Salim ibn Ebu Xhadin se Numan ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ thoshte: “Drejtoni safat, në të kundërtën Allahu do të fusë përçarje mes jush.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 717
Fjalë të panjohura?