Sahihu i Buhariut — Hadithi 7199
43. Nënkapitulli: Si ia japin besën njerëzit prijësit të tyre?
7199. Nga: Ubade ibn Samiti
Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Ubade ibn Velidi se Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ia dhamë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ se do ta dëgjojmë dhe do t'i bindemi, kur na vjen mirë dhe kur s'na pëlqen.”