Sahihu i Buhariut — Hadithi 720
73. Nënkapitulli: Vlera e safit të parë
720. Nga: Ebu Hurejra
Ebu Asimi na ka treguar nga Maliku, e ky nga Sumeji, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shehidë konsiderohen:
1. I mbyturi (në ujë),
2. Ai që vdes nga murtaja,
3. Ai që vdes nga dhimbjet e barkut, dhe
4. Ai që vdes nga shembja (e ndonjë objekti).”