Sahihu i Buhariut — Hadithi 7205

43. Nënkapitulli: Si ia japin besën njerëzit prijësit të tyre?

7205. Nga: Abdullah ibn Dinari

Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sufjani se Abdullah ibn Dinari tregon: “Pasi njerëzit ia dhanë besën Abdulmelikut, Abdullah ibn Omeri i shkroi atij:
"Për robin e Allahut, Abdulmelikun, prijësin e besimtarëve: “Unë pajtohem që ta dëgjoj dhe t'i bindem robit të Allahut, Abdulmelikut, prijësit të besimtarëve, në përputhje me sunetin e Allahut dhe sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ, aq sa kam mundësi. Njëjtë pajtohen edhe bijtë e mi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7205

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?