Sahihu i Buhariut — Hadithi 7209

45. Nënkapitulli: Besatimi i beduinëve

7209. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Abdullah ibn Mesleme transmeton nga Maliku, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një beduin i dha besën të Dërguarit të Allahut ﷺ për Islam. Më vonë e kaploi zjarrmia dhe tha: “Ma anulo besatimin (që të tërhiqem nga Medina).” Por, i Dërguari i Allahut ﷺ refuzoi. Pastaj erdhi prapë dhe tha: “Ma anulo besatimin.” I Dërguari i Allahut ﷺ sërish refuzoi. Pastaj doli.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Medina është sikurse gjyryku (i farkëtarit): ajo e largon të keqen dhe e shfaq të mirën e saj.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7209

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?