Sahihu i Buhariut — Hadithi 7224

52. Nënkapitulli: Nxjerrja e ngatërrestarëve dhe atyre që janë të prirë për mëkate nga shtëpia, pasi të dalë në shesh çështja e tyre

Omeri e ka nxjerrë prej shtëpisë motrën e Ebu Bekrit kur kishte vajtuar.

7224. Nga: Ebu Hurejra

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se më ka shkuar mendja të porosis dikë për të ndezur një zjarr, pastaj të thirret ezani dhe dikush t'u prijë njerëzve në namaz. Ndërkohë, unë të shkoj te disa persona e t'ua djeg shtëpitë. Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, se, sikur atyre t'ua merrte mendja se do të fitonin ndonjë copë mishi ose thundra delesh, do të vinin për jaci.”

Muhamed ibn Jusufi transmeton nga Junusi i cili ka thënë: “Muhamed ibn Sulejmani ka thënë: “Ebu Abdullahu ka thënë: “Me thundër është për qëllim mishi që ndodhet sipër thundrës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7224

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?