Sahihu i Buhariut — Hadithi 725
76. Nënkapitulli: Bashkimi i supeve dhe këmbëve (me personin pranë) në saf
Numan ibn Beshiri tregon: "Në kohën tonë i bashkonim nyejt (e këmbëve) me personin pranë (në saf, gjatë namazit)."
725. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Drejtoni safat, sepse unë ju shoh edhe mbrapa shpinës.”
Prandaj, ne i bashkonim supet dhe këmbët me njëri-tjetrin.