Sahihu i Buhariut — Hadithi 727
78. Nënkapitulli: Gruaja, edhe duke qenë vetëm, konsiderohet saf
727. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Is'haku se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë dhe një djalosh jetim u falëm mbrapa Pejgamberit ﷺ, në shtëpinë tonë, kurse nëna ime, Umu Sulejmi, u rreshtua mbrapa nesh.”