Sahihu i Buhariut — Hadithi 728
79. Nënkapitulli: Qëndrimi në anën e djathtë të xhamisë dhe imamit
728. Nga: Abdullah ibn Abasi
Musai na ka thënë: Na ka treguar Thabit ibn Jezidi, e këtij i ka treguar Asimi, e ky nga Shabiu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një natë, u ngrita për t'u falur në të majtë të Pejgamberit ﷺ. Ai më kapi për dore, - ose ka thënë: për krahu, - nga mbrapa, dhe më zhvendosi në të djathtë të tij.”