Sahihu i Buhariut — Hadithi 733

82. Nënkapitulli: Obligueshmëria e tekbirit në fillim të namazit

733. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ra nga një kalë dhe u lëndua. Andaj, na e fali namazin ulur, e ashtu u falëm edhe ne. Pasi e kreu, na tha: “Imami duhet pasuar: kur të bëjë tekbirin, bëni edhe ju; kur të bjerë në ruku, bini edhe ju; kur të ngrihet, ngrihuni edhe ju; kur të thotë: “Semiallahu limen hamideh”, thoni: “Rabena ve lekel hamd”, e, kur të bjerë në sexhde, bini edhe ju.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 733

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?