Sahihu i Buhariut — Hadithi 735

83. Nënkapitulli: Ngritja e duarve në tekbirin e parë njëkohësisht me nisjen e namazit

735. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu, se babai i tij Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ e fillonte namazin, i ngrinte duart paralel me supet. Pastaj, kur bënte tekbirin për ruku dhe kur ngrihej nga rukuja, sërish i ngrinte duart, sikurse në fillim, dhe thoshte: “Semiallahu limen hamideh, rabena ve lekel hamd.” Ndërkaq, në sexhde, nuk i ngrinte duart.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 735

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?