Sahihu i Buhariut — Hadithi 737
84. Nënkapitulli: Ngritja e duarve në tekbiret gjatë rënies në ruku dhe gjatë ngritjes
737. Nga: Malik ibn Huvejrithi
Is'hak Vasitiu na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Abdullahu, e ky nga Halidi se Ebu Kilabe tregon se e ka parë Malik ibn Huvejrithin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) që, kur falej, bënte tekbirin dhe i ngrinte duart. Para se të binte në ruku, i ngrinte duart, dhe, po ashtu, kur ngrihej nga rukuja, i ngrinte duart. Dhe, kishte treguar se kështu ka vepruar i Dërguari i Allahut ﷺ.
Referenca: Sahihu i Buhariut 737
Fjalë të panjohura?