Sahihu i Buhariut — Hadithi 738
85. Nënkapitulli: Deri ku ngrihen duart?
Ebu Humejdi, duke qenë në mesin e nxënësve të tij, ka thënë: "Pejgamberi ﷺ i ka ngritur duart paralel me supet."
738. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka parë Pejgamberin ﷺ të bënte tekbir në fillim të namazit, duke i ngritur duart paralel me supet. Njëjtë ka vepruar edhe kur ka bërë tekbirin për ruku. Kur ka thënë: “Semiallahu limen hamideh”, i ka ngritur duart, pastaj ka thënë: “Rabena ve lekel hamd.” Ndërkaq, kur ka rënë në sexhde, nuk i ka ngritur duart, e as kur është ngritur prej saj.”