Sahihu i Buhariut — Hadithi 746

91. Nënkapitulli: Shikimi drejt imamit në namaz

Aishja tregon se, rreth namazit të eklipsit, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “E pashë Xhehenemin duke ngrënë vetveten (nga nxehtësia), kur më patë duke u tërhequr mbrapa (sikur i frikësuar).”

746. Nga: Habab ibn Ereti

Musai na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Umare ibn Umejri se Ebu Mameri tregon: “E pyetëm Hababin (Allahu qoftë i kënaqur me të!):

- A lexonte i Dërguari i Allahut ﷺ (Kuran) në namazin e drekës dhe ikindisë?

- Po, - tha ai.

- E si e kuptonit këtë? - e pyetëm.

- Nga lëvizjet e mjekrës së tij, - iu përgjigj Hababi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 746

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?