Sahihu i Buhariut — Hadithi 749
91. Nënkapitulli: Shikimi drejt imamit në namaz
Aishja tregon se, rreth namazit të eklipsit, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “E pashë Xhehenemin duke ngrënë vetveten (nga nxehtësia), kur më patë duke u tërhequr mbrapa (sikur i frikësuar).”
749. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Fulejhu, e këtij i ka treguar Hilal ibn Aliu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ na e fali namazin dhe hipi në minber. Aty bëri me duar në drejtim të kiblës, pastaj tha tri herë: “Teksa jua falja namazin, m'u paraqitën Xheneti dhe Zjarri në murin përballë. Asnjëherë nuk kam parë mirësi dhe sherr sikurse sot.”