Sahihu i Buhariut — Hadithi 751
93. Nënkapitulli: Hedhja e shikimit andej-këtej gjatë namazit
751. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi, e këtij i ka treguar Eshath ibn Sulejmi, e ky nga babai i tij, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ në lidhje me shpërqendrimin në namaz, e në atë rast më tha: “Ajo është grabitje, që shejtani e grabit prej namazit të robit.”