Sahihu i Buhariut — Hadithi 756
95. Nënkapitulli: Obligueshmëria e leximit (të Fatihasë) për imamin dhe xhematin në të gjitha namazet, qoftë vendas, qoftë udhëtar, qoftë namaz me zë, qoftë pa zë
756. Nga: Ubade ibn Samiti
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Mahmud ibn Rabiu se Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk ka namaz për atë që nuk e lexon Fatihanë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 756
Fjalë të panjohura?