Sahihu i Buhariut — Hadithi 760

96. Nënkapitulli: Leximi i Kuranit në namazin e drekës

760. Nga: Habab ibn Ereti

Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Umare se Ebu Mameri tregon: “E pyetëm Hababin (Allahu qoftë i kënaqur me të!):

- A lexonte (Kuran) Pejgamberi ﷺ në namazin e drekës dhe ikindisë?

- Po, - tha ai.

- E si e kuptonit këtë? - e pyetëm.

- Nga lëvizjet e mjekrës së tij, - na u përgjigj Hababi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 760

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?