Sahihu i Buhariut — Hadithi 761
97. Nënkapitulli: Leximi i Kuranit në namazin e ikindisë
761. Nga: Habab ibn Ereti
Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Umare ibn Umejri se Ebu Mameri tregon: “E pyetëm Habab ibn Eretin (Allahu qoftë i kënaqur me të!):
- A lexonte Pejgamberi ﷺ (Kuran) në namazin e drekës dhe ikindisë?
- Po, - tha ai.
- E si e kuptonit këtë? - e pyetëm.
- Nga lëvizjet e mjekrës së tij, - iu përgjigj Hababi.”