Sahihu i Buhariut — Hadithi 764
98. Nënkapitulli: Këndimi i Kuranit në namazin e akshamit
764. Nga: Zejd ibn Thabiti
Ebu Asimi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Xhurejxhi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke, e ky nga Urve ibn Zubejri se Mervan ibn Hakemi tregon: “Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më tha: “Ç'është puna jote, që në namazin e akshamit po i lexon suret e shkurtra?” E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke lexuar njërën nga dy më të gjatat.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 764
Fjalë të panjohura?