Sahihu i Buhariut — Hadithi 768
101. Nënkapitulli: Këndimi i Kuranit në namazin e jacisë duke lexuar ajetet e sexhdes
768. Nga: Ebu Hurejra
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Tejmiu, e ky nga Bekri se Ebu Rafiu tregon: “E falëm namazin e jacisë me Ebu Hurejrën (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili këndoi suren Inshikak, e në atë rast bëri sexhde (të leximit).
- Ç'është kjo? - e pyeta.
- Kemi bërë sexhde duke qenë mbrapa Ebu Kasimit ﷺ, andaj kështu do të vazhdoj derisa ta takoj sërish (të vdes), - tha Ebu Hurejra.”