Sahihu i Buhariut — Hadithi 770

103. Nënkapitulli: Zgjatja e këndimit në dy rekatet e para dhe shkurtimi në dy të fundit

770. Nga: Xhabir ibn Semure

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Avni se Xhabir ibn Semure (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omeri i tha Sadit:

- Janë ankuar për ty për çdo gjë, madje edhe për namazin tënd.

- Unë i zgjas dy rekatet e para e i shkurtoj dy të fundit dhe aspak nuk e ndryshoj formën e namazit siç e kam mësuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ, - tha Sadi.

- Të lumtë! Kështu të dija edhe unë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 770

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?