Sahihu i Buhariut — Hadithi 771

104. Nënkapitulli: Këndimi i Kuranit në namazin e sabahut

Umu Seleme tregon se Pejgamberi ﷺ e këndoi suren Tur (në namaz).

771. Nga: Ebu Berze Eslemiu

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe se Sejar ibn Selame tregon: “Me babanë tim shkuam tek Ebu Berze Eslemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe e pyetëm rreth kohëve të namazit.” Ai tha: “Pejgamberi ﷺ drekën e falte kur dielli e kalonte kupën e qiellit. Pasi e falte ikindinë, kishte kohë sa dikush të shkonte deri në fund të Medinës, e dielli vazhdonte të rrezonte fort. Kam harruar çfarë ka thënë për namazin e akshamit. Nuk mërzitej nëse e vononte jacinë deri në (fundin) të tretën e parë të natës. Nuk e pëlqente gjumin para saj dhe bisedat pas saj. Kur e falte namazin e sabahut, ne mund ta dallonim atë që e kishim afër (sepse ishte zdritur). Në një rekat të sabahut, ose në të dy rekatet, i lexonte gjashtëdhjetë deri njëqind ajete.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 771

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?