Sahihu i Buhariut — Hadithi 772
104. Nënkapitulli: Këndimi i Kuranit në namazin e sabahut
Umu Seleme tregon se Pejgamberi ﷺ e këndoi suren Tur (në namaz).
772. Nga: Ebu Hurejra
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Ibrahimi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Atai se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në çdo namaz lexohet Kuran. Atë që i Dërguari i Allahut ﷺ na e ka lexuar me zë, ashtu jua kemi lexuar edhe ne, ndërkaq, atë që e ka lexuar në heshtje, edhe ne jua kemi lexuar në heshtje. Nëse pas Umul Kuranit (Fatihasë) nuk lexon asgjë, atëherë të mjafton, e, nëse lexon, është më mirë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 772
Fjalë të panjohura?