Sahihu i Buhariut — Hadithi 777

108. Nënkapitulli: Leximi pa zë në namazin e drekës dhe ikindisë

777. Nga: Habab ibn Ereti

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Umare ibn Umejri se Ebu Mameri tregon: “I thamë Hababit (Allahu qoftë i kënaqur me të!):

- A lexonte i Dërguari i Allahut ﷺ (Kuran) në namazin e drekës dhe ikindisë?

- Po, - tha ai.

- E si e kuptoje këtë? - e pyetëm.

- Nga lëvizjet e mjekrës së tij, - u përgjigj Hababi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 777

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?