Sahihu i Buhariut — Hadithi 778

109. Nënkapitulli: Dëgjimi i ndonjë ajeti nga pëshpëritjet e imamit (teksa lexon në heshtje në namazet pa zë)

778. Nga: Ebu Katade Sulemiu

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Ebu Katadja, se babai i tij Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ në dy rekatet e para të namazit të drekës dhe ikindisë e lexonte Fatihanë dhe nga një sure (në çdo rekat). Nganjëherë mund të dëgjohej prej tij ndonjë ajet (nga pëshpëritjet) dhe rekatin e parë e zgjaste më shumë (sesa të dytin).

Referenca: Sahihu i Buhariut 778

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?