Sahihu i Buhariut — Hadithi 780
111. Nënkapitulli: Shqiptimi i shprehjes ‘amin’ zëshëm nga imami
Atai ka thënë: "Shprehja ‘amin’ është dua. Ibn Zubejri dhe ata që ishin mbrapa tij kishin thënë ‘amin’, saqë e tërë xhamia kishte gjëmuar." Ebu Hurejra i drejtohej imamit: "Mos u ngut të ma humbësh fjalën ‘amin’." Nafiu ka thënë: "Ibn Omeri nuk e linte shprehjen ‘amin’, madje nxiste në të dhe tregonte gjëra të mira për vlerën e saj."
780. Nga: Ebu Hurejra
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi dhe Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetojnë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur imami të thotë “amin”, thoni edhe ju, sepse atij, amini i të cilit përputhet me aminin e melekëve, i falen mëkatet e kaluara.”
Ibn Shihabi tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ thoshte "amin".