Sahihu i Buhariut — Hadithi 783
114. Nënkapitulli: Nëse dikush bie në ruku mbrapa safit
783. Nga: Ebu Bekrete
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Alemi, e ky është Zijadi, e ky nga Haseni se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se hyri në xhami te Pejgamberi ﷺ, të cilin e zuri në ruku, andaj ra në ruku akoma pa u rreshtuar në saf. Kur ia tregoi Pejgamberit ﷺ këtë gjë, ai i tha: “Allahu ta shtoftë përkushtimin! Mos e përsërit!”
Referenca: Sahihu i Buhariut 783
Fjalë të panjohura?