Sahihu i Buhariut — Hadithi 788

117. Nënkapitulli: Shqiptimi i tekbirit gjatë ngritjes nga sexhdja

788. Nga: Abdullah ibn Abasi

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja se Ikrime tregon: “Rastisa të falesha mbrapa një burri në Mekë, i cili bëri njëzet e dy tekbire (gjatë namazit).

- Qenka injorant, - i thashë Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të!).

- Mjerë nëna për ty! Kështu është Suneti i Ebu Kasimit ﷺ, - më tha Ibn Abasi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 788

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?