Sahihu i Buhariut — Hadithi 790
118. Nënkapitulli: Vendosja e shuplakave në gjunjë gjatë rukusë
Ebu Humejdi, në mesin e nxënësve të tij, ka thënë: "Pejgamberi ﷺ i ka kapur gjunjët me duar (në ruku)."
790. Nga: Sad ibn Ebu Vekasi
Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Jafuri se Musab ibn Sadi tregon: “U fala pranë babait tim dhe (në ruku) i bashkova duart e i vendosa mes kofshëve, por babai ma ndaloi këtë veprim e më tha: “Edhe ne vepronim kështu, por u ndaluam. U urdhëruam t'i vendosim duart mbi gjunjë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 790
Fjalë të panjohura?