Sahihu i Buhariut — Hadithi 792

121. Nënkapitulli: Kriteret e plotësimit të rukusë, drejtimit dhe qetësisë gjatë saj

792. Nga: Bera ibn Azibi

Bedel ibn Muhaberi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Hakemi, e ky nga Ibn Ebu Lejla se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Rukuja e Pejgamberit ﷺ, sexhdja, qëndrimi mes dy sexhdeve dhe qëndrimi drejt pas rukusë, që të gjitha, përafërsisht, kanë qenë të barabarta (në kohëzgjatje), përveç kijamit dhe teshehudit (që kanë qenë më të gjata se të tjerat).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 792

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?