Sahihu i Buhariut — Hadithi 795
124. Nënkapitulli: Çfarë thotë imami dhe njerëzit pas tij mbasi ngrihet nga rukuja?
795. Nga: Ebu Hurejra
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Seid Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ thoshte: “Semiallahu limen hamideh”, pas saj thoshte: “Allahume Rabena ve lekel hamd.” Sa herë që binte në ruku dhe ngrihej, bënte tekbirin (Allahu Ekber) dhe, kur ngrihej pas dy sexhdeve, thoshte: “Allahu Ekber.”