Sahihu i Buhariut — Hadithi 810

133. Nënkapitulli: Kryerja e sexhdes me shtatë gjymtyrë

810. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Amri, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Jemi urdhëruar të bëjmë sexhden me shtatë gjymtyrë, si dhe të mos i mbledhim flokët dhe rrobat (në rast se bien përpara).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 810

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?