Sahihu i Buhariut — Hadithi 811

133. Nënkapitulli: Kryerja e sexhdes me shtatë gjymtyrë

811. Nga: Bera ibn Azibi

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Abdullah ibn Jezid Hatmiu se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - i cili nuk gënjente, - tregon: “Ishim duke u falur mbrapa Pejgamberit ﷺ dhe, pasi tha: “Semiallahu limen hamideh (Allahu iu përgjigj atij që e falënderoi)”, askush nuk u përkul, derisa Pejgamberi ﷺ e vendosi ballin në tokë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 811

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?