Sahihu i Buhariut — Hadithi 815
137. Nënkapitulli: Nuk i mbledh flokët gjatë sexhdes
815. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Amër ibn Dinari, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ është urdhëruar që të bëjë sexhden me shtatë gjymtyrë, si dhe të mos i mbledhë rrobat dhe flokët (në rast se bien përpara ndërmjet trupit dhe tokës).”