Sahihu i Buhariut — Hadithi 816
138. Nënkapitulli: Nuk i përvjel rrobat gjatë namazit
816. Nga: Abdullah ibn Abasi
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Amri, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Jam urdhëruar që të bëj sexhden me shtatë (gjymtyrë), si dhe të mos i mbledh flokët dhe rrobat (nëse bien përpara gjatë sexhdes).”