Sahihu i Buhariut — Hadithi 820

140. Nënkapitulli: Qëndrimi mes dy sexhdeve

820. Nga: Bera ibn Azibi

Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahmed Muhamed ibn Abdullah Zubejdiu, e këtij i ka treguar Misari, e ky nga Hakemi, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Lejla se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sexhdja e Pejgamberit ﷺ, rukuja dhe qëndrimi ulur mes sexhdeve, përafërsisht, kanë qenë të barabarta (në kohëzgjatje).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 820

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?